Gara më e çuditshme në botë, kush kë po e rrëzon me shuplakë (Video)

Në Texas të SHBA-së mbahet një konkurs tejet marramendës që pak persona do të ishin në gjendje ta provonin.

Fun

14/03/2016 11:50

Janë këta dy trupmëdhenj me tatuazhe nëpër trup që kanë vendosur të marrin pjesë në një konkurs të tillë, transmeton lajmi.net.

Rivalët duhet të përballen me njëri tjetrin nga tabela e konkursit. Ata fillimisht vënë bast se cili duhet të godasë, më pas shtrëngojnë duart sikur miç dhe godasin me shuplakë në fytyrë me tërë fuqinë që kanë.

Në video shihet njëri i cili godet aq ashpër saqë tjetri bie në tokë. Megjithatë edhe kur ngritet nga toka ende dridhet tërë trupi i tij. Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale dhe thuhet se është parë më shumë se 1.5 milion herë.

Konkursi i quajtur ‘Ink Masters’ ka qenë i njohur me vite të tëra në SHBA, edhe për meshkuj edhe për femra, por çuditërisht tani ka filluar të luhet edhe në Britanin e Madhe. /Lajmi.net