Konkurs për dizajnin e logos së FFK-së, fituesi shpërblehet me 1500

Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të imazhit të ri dhe fton të gjithë individët e interesuar për të paraqitur idetë e tyre kreative për logon e saj.

Sport

19/03/2018 20:37

Ky konkurs ka natyrë garues dhe çmimi i fituesit shkon deri në 1500 euro, përcjellë IndeksOnline.

Më poshtë i keni disa udhëzime që duhet t’i ketë parasysh aplikuesi (ideatori) i logos:

 Të reflektojë misionin e Federatës së Futbollit të Kosovës;
 Të jetë bashkëkohore dhe e lehtë për t’u mbajtur mend;
 Të jetë kuptimplotë. Aplikuesi duhet të paraqesë së bashku me logon edhe një tekst shpjegues të
saj;
 Të mos ketë ngjashmëri me asnjë nga logot e federatave të futbollit të shteteve të tjera dhe të
entiteve të tjera sportive në Kosovë dhe në botë;
 Të jetë praktike dhe e përshtatshme për t’u përdorur në të gjitha materialet e Federatës së
Futbollit të Kosovës: uniformave të ekipeve përfaqësuese të Kosovës, materialeve promovuese,
dokumentacion zyrtar, e të tjera.

RREGULLAT E KONKURIMIT:

 Dizajnet duhet të dërgohen në zarf të mbyllur i cili duhet të përmbajë:
– Punimet e printuara dhe në CD në formë elektronike.
– Punimet duhet të mbajnë vetëm një kod/shifër identifikuese dhe jo të dhënat personale të
autorit.
– Të dhënat personale të autorit të cilat duhet të futen në një zarf tjetër të vogël. Zarfi do të
hapet vetëm pas përzgjedhjes së logos.
 Dizajnet duhet të punohen në programe të specializuara për dizajn si Adobe Photoshop, Adobe
Illustrator, etj.
 Një autor mund të aplikojë me më shumë se një ide.
 Nëse një autor aplikojë me më shumë se një ide, idetë duhet të paraqiten në zarfa të veçantë.
 Punimet e printuara konkuruese me CD duhet të vendosen në një zarf i cili duhet të përmbajë
edhe zarfin e mbyllur me shënimet personale të autorit.

Punimet duhet të dorëzohen zarfa të mbyllur me shënimet e mëposhtme në adresën e mëposhtme:

Federata e Futbollit e Kosovës
Rruga 28 Nëntori, 171
Prishtinë, 10000
Republika e Kosovës
Në zarf duhet të shënohet:
PËR: Departamentin e Marketingut dhe Komunikimit me Publikun
REF: KONKURSI PËR DIZAJNIMIN E LOGOS