Konkurrente të forta në Këngën Magjike, dy artistet e njohura shqiptare vijnë me duet

Këtë të enjte Anxhela Peristeri do të mbajë një koncert recital me titull “Reflektim” në Qendrën kulturore në Katedralen Orthodokse në Tiranë.

ShowBiz

14/11/2018 20:09

Pak ditë para koncertit ajo ka rrëfyer se do të këtë të ftuar tre kolegë që do të performojnë këngët e saj. Bëhet fjalë pikërisht për Offchestra-n, Erik Lloshin dhe Elhaida Danin.

Ajo që na çuditi është përfshirja e emrit të Elhaida Danit në këtë kombinim. Rikujtojmë se vitin e kaluar mes Anxhelës dhe Elhaidës ka patur një debat sa u përket pikëve në festivalin “Kënga Magjike”.

Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida mori vendin e dytë, gjë e cila duket se shkaktoi hatërmbetje.

Por tashmë duket se nuk ka më inate, e veç kësaj Anxhela e ka ftuar në recitalin e saj. Burime për Blitz.al kanë rrëfyer se Anxhela dhe Elhaida do të këndojnë së bashku, një nga këngët më të dashura për publikun: “Prap do t’i lutem”.

Ky është dueti i parë që Anxhela bën me një vajzë dhe ka vendosur të na i prezantojë pikërisht në recitalin e saj.