Konkurrenca e Januzajt te Belgjika

Adnan Janzuaj ka përzgjedhur Belgjikën. Selektori Marc Wilmots ka njoftuar se ylli kosovar do të jetë pjesë e skuadrës së tij. Por, konkurrenca është shumë e fortë.

Sport

23/04/2014 21:23

Adnan Januzaj ka vendosur të luajë për Belgjikën. Selektori Marc Wilmots e zyrtarizmi lajmin se ylli kosovar do të jetë pjesë e ekipit të tij, sipas gjitha gjasave nga Kampionati botëror në Brazil.

Januzaj injoroi thirrjet e Shqipërisë, Anglisë, Turqisë, por edhe Kosovës duke përzgjedhur Belgjikën. Tek kjo skuadër ai do të hasë në konkurrencë të madhe për një vend në formacionin bazë.

Përveç ekipit në tërësi që përbëhet nga shumë yje të mëdhenj, reparti i mesfushës – aty ku aktivizohet Januzaj – është vërtetë jashtëzakonisht kualitativ.

Nga ylli më i madh Eden Hazard, e deri tek të tjerët si Radja Nainggolan, Marouane Fellaini, Dries Mertens, Axel Witsel e Kevin Mirallas, Januzaj do të ketë punë mjaft të vështirë për të siguruar një vend në formacionin bazë.

Mirëpo, ai është talent i madh dhe një gjë e tillë është sfidë e realizueshme për të.