Konjufca tregon nëse Vetëvendosje do ta votojë apo jo buxhetin

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019.

Lajme

30/01/2019 13:34

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2019, raporton lajmi.net.

Madje ai ka kërkuar që Qeveria të japë dorëheqje pasi që nuk po di të menaxhojë ashtu siç duhet.

“Nuk mundesh me pagu popullin atëherë ec prej shpije….. Kjo Qeveri shkon në shtëpi kur nuk e ki kapacitetin me i pagu qytetarët. Do me thanë unë rri nxeht në kolltuk edhe vazhdoj me hajni e korrupsion e ti ama votën për buxhetin……Nuk ka vota për këtë buxhet. Ministër nuk po të funksionon kuleta për buxhet, ec në shtëpi”, ak thënë Konjufca. /Lajmi.net/