Konjufca thotë se Qeveria s’ka plan konkret për Trepçën
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës për të dytën herë me radhë, është duke ndërmarrë veprime nën trysninë e kohës, vetëm pak ditë para afatit për likuidimin e Trepçës.
Lajme
Sipas tij, qeveria ende s’ka përpiluar plan konkret për Trepçën.
“S’ka plan as të statusit as rivitalizimit. Qeveria jonë e ka pasur vetëm një plan për Trepçën deri tash, që me shmang likuidimin”, tha Konjufca.
“Pas 40 vjetëve është vjetruar dhe amortizuar. Ky është gabim trashanik. Qeveria ndaj Trepçës ka pasur arsyetim se nuk ka pare. Me pas qenë Trepça asfalt dhe gurthyes, ishin gjet miliona euro prej Qeverisë”, tha Konjufca.
Konjufca vuri në dukje edhe mos investimet e qeverisë së Kosovës, deri më tani, për shkak se sipas tij qeveritë e deritanishme të Kosovës nuk kanë pas interesin e tyre personal, meqë Trepça nuk është gurëthyes ose asfalt.
“E quajnë gjiganti ekonomik i Kosovës por investimet s’kanë qenë në përputhje me deklaratat e tyre. Populli i Kosovës mbas këtij ligji do të jetë më i dobët sepse nuk do të jetë vendimmarrës”, ka thënë Konjufca.