Konjufca: S’ka “herë të dytë” për Specialen, përmbyset rendi kushtetues

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk ka dhe nuk duhet të ketë ‘herë të dytë’ për Gjykatën Speciale në Kuvend.

Lajme

22/07/2015 08:41

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se vendimi për këtë çështje ka përfunduar dhe vendimi i Kuvendit për ta rrëzuar Specialen është i plotfuqishëm.

Konjufca ka shtuar se nëse Qeveria nuk e respekton votën kundër, çfarë kuptimi ka që opozita ta respektojë votën për të.

Sipas tij, do të ishte fundi i demokracisë nëse deputetët do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për shkak të presionit ndaj kësaj çështje.