Konjufca: Qeveria Haradinaj u krijua për ta kaluar demarkacionin dhe për ta themeluar Asociacionin – Lajmi.net
Konjufca: Qeveria Haradinaj u krijua për ta kaluar demarkacionin dhe për ta themeluar Asociacionin
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:19, 16 April 2018
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se qeveria Haradinaj është krijuar vetëm për të kaluar demarkacionin.

“Sa ishte Haradinaj në opozitë së bashku me Vetëvendosjen nuk kalonte as demarkacioni as ‘zajednica’, si u bë me Thaçin dhe pushtetin kaloi demarkacioni dhe iu hap rruga ‘zajednicës’. Ky i fundit kur e ka nënshkruar Asociacionin së bashku me Mustafën e kanë shkel Kushtetutën, ndërsa ajo që do duhej të ndodhte është dhënia e përgjegjësisë për shkelësit e kushtetutës, jo vetëm që askush nuk dha përgjegjësi por po veprojnë pothuajse nuk ndodhi asgjë dhe po nguten ta themelojnë asociacionin”, ka thënë Konjufca, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se presidenti dhe qeveria duhet ta dinë se çfarëdo etniteti serb që krijohet e ndan Kosovën.

“Unë mendoj që nëse e keni përcjellur qeverinë Haradinaj kuptohet se është kriju me kalu demarkacionin, me themelu ‘zajednicën’ dhe me menaxhu Gjykatën Speciale. Lista Serbe krejt çka ka bërë është që i ka ndërruar ulëset në Kuvend, ata ende janë pjesë e qeverisë”.

Konjufca ka përfunduar duke thënë se kjo qeveri duhet të rrëzohet sa më shpejt./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO