Konjufca: PDK po do t’i monopolizojë të gjitha delegacionet

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka formuar Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Lajme

12/12/2017 14:41

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, ky Komision do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Konjufca ka thënë se PDK po do t’i monopolizojë të gjitha delegacionet dhe t’i udhëheq vet ndërsa opozita të mos marrë pjesë.

“Nëse vazhdon kështu të mos ketë ndarje të përbashkët që të udhëhiqen delegacionet e nivelit ndërkombëtar atëherë si opozitë do të ankohemi te këta të fundit që të mos lejojnë që këto gjëra të ndodhin. Në vendet demokratike përfaqësimi ndahet”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se nuk kanë biseduar me LDK-në rreth mocionit të mosbesimit./Lajmi.net/