Konjufca: Nuk është proceduar ende projektligji për Ushtrinë, presidenti është tërhequr

Shefi Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk është duke funksionuar as për së afërmi siç do të duhej.

Lajme

27/03/2017 13:17

Konjufca ka thënë se në këtë mbledhje u takuan për të diskutuar për çështjet të cilat kanë mbetur nga seanca e para më shumë se një muaji e gjysmë.

“Koalicioni qeverisës nuk është duke funksionuar… Ndërkohë nuk është proceduar ende projektligji për Ushtrinë. Pra kemi të bëjmë me një tërheqje nga kjo çështje. Ka tërheqjes nga presidenti”, k thënë Konjufca, raporton lajmi.net.

“Deklaratat e tij janë që nuk do të shkojmë njëanshëm, por duhet dakordim ndërkombëtarë”, ka thënë Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se deri në javën e kaluar është thënë se FSK do të bëhet ushtri me çdo kusht, ndërsa sipas tij javën e kaluar është vërejtur tërheqja e presidentit nga kjo çështje.

“Bërja e ushtrisë nuk besoj që do të bënte që Bashkësia Ndërkombëtare të ia kthente shpinën Kosovës”, ka shtuar Konjufca duke thënë se duhet të ketë koordinim por se Kosova gjithsesi duhet të ketë Ushtri.

Ai në fund ka thënë se nëse koalicioni qeverisës me mbi 80 deputetë nuk arrin të siguroj kuorum për seanca, pse duhet të vazhdoj të funksionoj. “Vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme… si mund të kemi një qeveri kur brenda saj ka deklarata kundërthënëse. Del deputeti i PDK-së e thumbon kryeministrin. Po ashtu edhe presidenti e kritikon LDK-në…”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes./Lajmi.net/