Konjufca: LDK-ja me veprimet e fundit po projekton t’ia rris pazarin vetes – Lajmi.net
Konjufca: LDK-ja me veprimet e fundit po projekton t’ia rris pazarin vetes
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:35, 11 August 2017
Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufa, ka thënë se PDK nuk po shfaq bashkëpunim, dhe sipas tij, partia e Isa Mustafës kanë vetëm një opsion, një koalicion me VV-në.

Ai duke folur në RTK ka thënë se deklaratat e fundit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, se VV duhet t’i kërkojë falje Isa Mustafës, janë bërë për qëllime që i shkojnë për shtai PAN-it.

“Përgjithësisht LDK nuk shfaq vullnet të fortë për bashkëpunim. Siç duket ata kanë qenë më shumë të interesuar rreth seancës, por jo ta zgjerojmë bashkëpunimin drejt krijimit të një qeverisje. Kjo neve na çudit, sepse nëse LDK është e përcaktuar kundër LDK dhe nëse dëshiron ta qon PDK në opozitë, ata mendoj se e kanë vetëm një opsion, një koalicion me VV. Deklarata e fundit e Hotit janë bërë me qëllim dhe i shkon për shtati koalicionit PAN”, ka thënë Konjufca për RTK, transmeton lajmi.net.

Sipas Konjufcës, LDK-ja me deklaratat e fundit po tenton ta rrit pazarin.

“Kjo i bie sikur ato veprime kanë qenë në politikën dhe programin e VV, ai atribuim total i VV-së për ato që ndodhin në protesta, ku ma merr mendja që silici i merr përsipër veprimet e veta, kjo ngritje e temës  në këto komente, tregon që LDK dëshiron njëfarë lloj distance të barabartë nga PDK e VV, që ndoshta të projektoj ndonjë Pazar për veti dhe t’ia rris çmimin vetvetes, që na ta lusim LDK-në për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Konjufca./Lajmi.net/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play World Soccer Champion