Konjufca: Jemi kundër kësaj MSA-je

Shefi grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se nënshkrimi i MSA-së është gjë e mirë por jo kur nënshkruhet sikurse në rastin e Kosovës. Ai ka thënë se janë kundër pasi aty kushtëzohet zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë.

Lajme

02/11/2015 11:14

Konjufca thotë se duhet shikuar se në çfarë statusi po e nënshkruan dhe ratifikon këtë marrëveshje shteti ynë me BE-në, raporton lajmi.net.

Ai vlerëson se Kosova konsiderohet aty si etnitet i kontestueshëm, për shkak të fusnotës.

“Fusnota sikurse Zajednica janë marrëveshje me Serbinë. Kjo i bie që Serbia mendon për Kosovën është rezoluta 1244 ndërsa Kosova mendon që është shtet i pavarur”, thotë ai.

“MSA-ja nuk u kushtëzua me luftimin e korrupsionit, apo depolitizimin e administratës shtetërore, MSA-ja erdhi veç për një arsye, për shkak të marrëveshjeve me Serbinë. Ato marrëveshje nuk zbatohen me reciprocitet, ato a krijojnë Beogradi një instrument të fuqishëm brenda Kosovës”, thotë Konjufca.

Neni 13 dhe 15, sipas tij, thonë se shkëputja e njëanshme e marrëveshjes nga ana e BE-së varet nga zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë.

“MSA-ja e Serbisë nuk i ka këto kushte”, tha ai, siq raporton lajmi.net.

‘MSA-ja është nja pako kushtesh të cilat nëse nuk plotësohen nuk ka integrime evropiane. Nëse në një shtet ka Qeveri të korruptuar, dhe nuk luftohen krimi i organizuar, nëse Qeveria kontrollon drejtësinë atëherë procesi deri te integrimet bllokohet tërësisht”, tha ai.

Mori shembull Maqedoninë, që sipas tij, më së shumti Qeveria e atij vendi ngjanë me të vendit tonë./ lajmi.net