Konjufca: Dallimi i vetëm i kësaj qeverie me atë të kaluarën është që ky Kryeministër vrapon më shpejt

Në kuvendin e Kosovës, po diskutohet në lidhje me kërkesën për interpelancën e Ramush Haradinaj për 100 ditshin e tij, ka filluar debati në lidhje me themelimin e forcave të armatosura.

Lajme

14/03/2018 11:34

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se dallimi mes qeverisjes së kaluar dhe asaj të tanishmes është se Kryeministri Haradinaj vrapon më shpejt.

“Kur të dalin në këtë foltore, tash kur është tema për qeverisje, çka dallon qeverisje  tanishme me të kaluarën, dhe mu po më doket se i vetmi dallim është që kryeministri i tashëm vrapon ma shpejt kurrfarë ndryshimi tjetër”, tha Konjufca.

Ai ironizoi duke thënë se duhet të themelohet edhe një ministri për ti bërë vendin të gjithë zëvendës ministrave.

“Kjo tregon që qeveria nuk e ka hall Kosovën dhe qytetarët dhe nuk po ka kohë me u marr me problemet e qytetarëve shumica e kohës ka me i shku tu mendu për vetveten. Kjo ndodh në mënyrën se si u kriju kjo qeveri. Kjo është qeveri e pazareve dhe ky ka qenë fokusi te pushteti”, shtoi ai.

Konjufca tha se asnjëherë nuk ka pasur ligj për qeverinë.

“Kjo është arsyeja që s’kemi pas kurrë ligj për qeveri deri tash. Që 17 vite kemi qeveri asnjëherë prej qeverive se ka sjell në kuvend ligjin për qeveri. Pse? Sepse secila qeveri që të vjen për hir të pushtetit bon çka ti don qejfi me strukturën e ministrive.  Ajo fjala e famshme e Ramiz Lladrovcit që ligji o si llastiku, kjo vlen për qeverinë, qeveria është si llastiku këtyre qashtu qysh të ju konvenon bojnë”, tha Konjufca.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka një varësi nga Lista Serbe.

“Kemi një varësi të frikshme të kësaj qeverie nga lista serbe. Mos të harrojmë që vizita e parë e këtij subjekti politik ishte në rusi dhe u takuan me Vladimir Putitnin. Pse nuk pati asnjë reagim për këtë vizitë. Nëse lista serbe është pjesë e qeverise dhe pjesë e koalicionit, dhe lista serbe e ka vizitu Rusinw a i bjen që një pjesë e qeverisë ka qenë në takim”, tha ai.

Ai shtoi edhe se Qeveria e Kosovës po merret me vendime për të cilat nuk ka votat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ftoi që të merren me themelimin e ushtrisë.

“Këtu po dëgjojmë se po zihet kryeministri me LDK se kush e pamundësoj ushtrinë. Ne grindemi kot kush e parandaloj kush e pamundësoj ajo që është e rëndësishme është që kryeministri me na tregu se cila është rruga për ushtrinë. Nuk mjafton me akuzu të tjerët qeveria nuk është me akuzu të tjerët. Qeveria duhet me na tregu me cilin version do me punu në 2-3 muaj të ardhshëm. Ushtria bëhet me dy mënyra a po doni me kushtetutë a me ligj. Pse nuk po shtroni pyetje ku mund të keni edhe votën e LVV-së. Mund të fokusohemi të ushtria pse po merreni me demarkacion? Pse nuk pe merrni vendimin për themelimin e ushtrisë, pse po merrni vendime që po e ndaljen spektrin politik në Kosovë”, tha Konjufca në fund./Kallxo.com