Konjufca: Aida Dërguti shkoi në mbledhje të kryesisë për shkaqe strategjike
Glauk Konjufca thotë se Aida Dërguti po merr pjesë në mbledhjen e kryesisë ngase kanë dal lajme se ata do ndëshkojnë opozitën.
Lajme
“Për shkaqe strategjike, që ta marrim vesh se çka po ndodh në kryesi”, tha ai.
Konjufca tha se nuk është zmbrapsje e tyre por tash do të kenë edhe më shumë informacione dhe do veprojnë edhe më mirë.
“Sapo të del ajo do e marrim vesh se çka po ndodh aty, nuk do e presim seancën por e di që do e marrim vesh më herët çka po flitet aty”, tha Konjufca.
Për fjalimin e saj brenda kryesisë, Konjufca tha se ajo ka shkuar për të shprehur qëndrimet e opozitës aty.
Dërguti është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.