Kongresmeni i SHBA-ve: Nuk ka dëshmi se ekipi i Trump ishte i lidhur me Rusinë

Kryetari i Komitetit të Kongresit amerikan për Intelegjenc, Devin Nunes ka thënë se sipas informatave të tij, nuk ka dëshmi se zgjedhja e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ishte e lidhur me Rusinë.

Bota

19/03/2017 17:03

 

“Bazuar në çdo gjë që unë kam hetuar deri tani, nuk ka asnjë dëshmi për bashkëpunim”, është shprehur Nunes, transmeton lajmi.net.

Këtë deklaratë, Nunes e bëri një ditë para takimit të drejtorit të FBI-së, James Comey i cili pritet të përballet me pyetjet e deputetëve lidhur me lidhjet e mundshme të Trumpit me Rusinë./Lajmi.net/