Kongresi i ri amerikan me shumicë republikane

Të martën do të mblidhet Kongresi i ri amerikan, ku republikanët kanë shumicën, si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat. 

Bota

06/01/2015 19:10

Partia republikane po e fillon sesionin e ri legjislativ dyvjeçar me një shumicë të fuqishme, më të madhen në disa vite, pasi ka shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesit të mandatit në muajin nëntor, raporton VOA.

Republikanët tash kanë 246 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, prej gjithsej 435 anëtarëve.

Kjo është shumica më dërrmuese në 70 vjetët e fundit.

Republikanët po ashtu kanë 55 vende në Senatin prej 100 anëtarësh.