Kongresi amerikan aprovon 1.6 miliardë Dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën

​Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka miratuar ligjin me të cilin sigurohen paratë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Bota

28/07/2017 11:21

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fushatës ka premtuar se do të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, ndërsa ligji i aprovuar siguron 1.6 miliardë dollarë për ndërtim.

Trump kishte premtuar gjatë gjithë kohës së fushatë se Meksika do ta paguajë murin, gjë që zyrtarët e këtij vendi refuzuan.

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit gjithashtu ka miratuar caktimin e 68 miliardë dollarëve për zhvillim të fuqisë ushtarake të SHBA. /gazetametro/.