Kongres milionerësh

Për herë të parë gjysma e kongresmenëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë milionerë, në bazë të një analize të pasurisë.

Lajme

12/01/2014 19:01

Të paktën 268 nga 534 politikanë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesëve kishin një pasuri prej 1 milion dollarëve ose më shumë në vitin 2012.

Demokratët ishin pak më të pasur se Republikanët, thonë të dhënat e “Qendrës për politikë të përgjegjshme (CPR)” pranë OpenSecrets.org.

Senatorët janë dukshëm më të pasur (me pasuri mesatare prej 2.7 milionë dollarë) se antarët e Dhomës së Përfaqësuesëve  (pasuria mesatare në Dhomën e Përfaqësuesëve kap shifrën e 896,000 dollarëve).

Anëtari më i pasur i Kongresit ishte Darrell Issa, Republikani nga Kalifornia. Ai raportoi pasuri neto prej 598 milionë dollarëve, shumë e fituar kryesisht përmes një sistemi anti-vjedhje për vetura.

Kurse, anëtari më i varfër i Kongresit ishte po ashtu Republikan nga Kalifornia, David Valadao. Ai deklaroi borxhe në vlerë prej 12 milionë dollarëve, që kryesisht rrejdhin nga huatë e një ferme qumështi familjare.

Vlera mesatare neto e politikanëve në Washington arriti në 1 milion dollarë, sipas të dhënave. Demokratët kanë pasuri mesatare prej 1.04 milionë dollarëve, kurse Republikanët 1 milion.