Konflikti në lagjen Marigona: Dhëndri e plagosi gjinekologun Premtim Gojani me tre plumba

Gjinekologu kosovar, Premtim Gojani, u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij F.F., në mëngjesin e sotëm në lagjen "Marigona" të Graçanicës.

Lajme

13/02/2018 12:40

Gazeta Express mëson se Gojani po trajtohet në shokdhomë në QKUK

Dhëndri i tij, F.F., pasi ka plagosur mikun është dorëzuar te sigurimi i kësaj lagjeje, pastaj në Polici.

“E ka plagos para derës së shtëpisë, në sy të familjarëve, dhe u dorëzu te sigurimi i lagjes”, tha ky burim.

Arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë është herët të dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

I dyshuari F.F., 64 vjeç, është intervistuar nga Policia e Kosovës.