“Konflikti i ngrirë” që duhet të shmanget në zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë

Dialogu i Brukselit pritet të vazhdojë në shtator, kurse presidentët e Kosovës dhe Serbisë, po diskutojnë shumë opsione si zgjidhje të mundshme.

Lajme

16/08/2018 18:12

Në tryezat e bisedimeve joformale dhe para mediave u deklarua edhe mundësia e një konflikti të ngrirë për problemin e Kosovës.

Kundër këtij opsioni janë edhe Kosova, por edhe Serbia. Mirëpo në mënyra të ndryshme. Të dyja pajtohen se zgjidhja është te vullneti i të dyja shteteve, shkruan BBC në gjuhën serbe.

“Unë do të bëjë çmos për të luftuar mendimin e 80% të njerëzve që mendojnë se duhet të ketë një konflikt të ngrirë me Serbinë”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Kurse homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi po thotë se ky konflikt i ngrirë duhet të kapërcehet me një marrëveshje ndërkombëtare.

Por çfarë nënkupton “konflikti i ngrirë”?

Ky term doli pas Luftës së Ftohtë, dhe përshkruën situatën aso kohe në ish-Bashkimin Sovjetik.

Konflikt i ngrirë do të thotë të heqësh dorë nga marrëveshja për një kohë të pacaktuar, përderisa situatat të ndryshojë dhe të ketë kushte për gjetjen e një zgjidhje.

Kjo është arsye pse shpesh nuk arrihen marrëveshje. Para se të gjithash ka të bëjë me njohjen e pafuqisë dhe objektivitetit të arritjes së një marrëveshje, apo kompromis për të cilin duhet të pajtohen të dyja palët.

Një shembull që e shpjegon këtë është lufta për Nagorno-Karabakh që zgjati nga vitit 1988 deri më 1994. Luftë ndërmjet Azerbejxhanit dhe shumicës së armenëve që jetonin në këtë rajon.

Rreth një million njerëz u patën zhvendosur si pasojë e këtij konflikti.

Në cilat shtete ka “konflikt të ngrirë”

Armenia dhe Azerbejxhani për Nagorno-Karabakun

Përplasja e forcave ushtarëve dhe paramilitare në Moldavi mbi Transnistrinë (që nga viti 1992)

Konflikti në Gjeorgji rreth Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë (që nga viti 2008)

Konflikti mes Qipros Veriore dhe Turqisë (që nga viti 1974)

Lufta në Ukrainën Lindore (që nga viti 2014)

Ky lloj i zgjidhje së konflikteve është një burim i problemeve të mëdha në shtetet e vogla, kësshtu thotë Filip Eidus ekspert i sigurisë.

Ai jep disa arsye pse konfliktet e ngrira nuk janë opsion i mirë.

“Mbyten gjithmonë në një luftë të hapur, janë burim i konflikteve të përhershme,  hapin mundësinë e ndërhyrjes së shteteve të mëdha, inkurajon mobilizimin e vazhdueshëm etno-nacional, nuk kontribuojnë në një shtet ligjor”, thotë Eidus.

BE-ja dhe konflikti i ngrirë – Nuk shkojnë bashkë

Eidus thotë se “disa sygjerojnë konflikt të ngrirë për Kosovën, që një ditë të gjendet zgjidhja në favor të Serbisë”.

“Unë jam i bindur se kjo politikë do të na çonte në një tjetër mbytje gjeopolitike. Ngirja e konfliktit nënkupton se Serbia do të pajtohet me luftëra të reja në të ardhmen dhe pasiguri”, thotë ai.

Njëjtë mendon edhe Marko Savkoviq nga Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.

“Ai që mbron ngrirjen e konfliktit duhet të marrë përgjegjësi për ngrirjen e integrimit evropian. Prolemi i Kosovës nuk duhet të zhduket”, deklaron Savkoviq.

A është konflikti me të vërtetë në akull?

Bogdan Zavareviq nga Instituti për Studime të Evropës Juglindore, vlerëson se nëse Serbia dëshiron BE-në, atëherë konflikti i ngrirë nuk do të duhej të përmendej.

“Momenti i vetëm në të cilin Serbia do të mund ta përmendte konfliktin e ngrirë ishte pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo do të thoshte se nuk duam të negociojmë dhe do ta dërgonim ushtrinë në kufi. Megjithatë duke synuar të jemi pjesë e BE-së, kjo bëri që konflikti i ngrirë të ndalet”, tha ai.

Zavareviq që është edhe njohës i raste të konflikteve të ngrira nëpër botë, jep disa arsye pse Kosova dhe Serbia nuk mund të mbesin në një konflikt të ngrirë.

“Nuk ka konflikt të armatosu në këtë rast. Prandaj nuk mund ta trajtohet si konflikt i ngrirë”, pëfundoi ai.

Për zgjidhjen në këso forme janë një pjesë e madhe e popullit serb. /Lajmi.net/