Konfliktet e prindërve çojnë në paaftësi psikologjike tek fëmijët

Prindërit argumentues mes vete, po sjellin fëmijët e tyre në një gjendje ku s’mund të identifikojnë një sërë emocionesh.

Lifestyle

09/04/2018 23:42

Sipas një hulumtimi të ri nga Universiteti i Vermontit, konfliktet janë dukshëm të dëmshme pasi ato bëjnë të rinjtë të paaftë të interpretojnë emocionet që nuk janë ekstreme, gjë e cila mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre në jetën e mëvonshme, njofton Klan Kosova.

Kjo mendohet të jetë për shkak se këta fëmijë mësojnë të interpretojnë zemërimin e prindërve si një kohë për t’u tërhequr.

Fëmijët e ndrojtur janë veçanërisht të prekur nga konflikte të tilla, shton hulumtimi.

Edhe pse fëmijët e prindërve argumentues janë në gjendje të interpretojnë emocione ekstreme, shprehjet më delikate i kalojnë ato.

Mesazhi është i qartë: Konfliktet prindërore nuk janë të mira për fëmijët.