Konflikt në autobusin e linjës 3 në kryeqytet, plagoset një person (Foto)

Një konflikt mes punëtorësh të transporti publik ka ndodhur të premten në Prishtinë, ku është plagosur një person. 

Lajme

09/01/2015 19:23

Linja 3 e kryeqytetit është përgjakur nga përplasja nga një konflikt i motivuar nga konkurrenca që ka përfunduar me një të plagosur, i ndodhur në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, afër restorantit “Princi i Arbrit” – përballë të cilit ka një stacion autobusësh, bëjnë të ditur burime policore të Expressit. 

Burimet e Expressit thonë se deri tash ka një të arrestuar, kurse i plagosuri nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.