Konfiskohen një kallashnikov dhe një revole në Mitrovicë

Gjatë bastisjeve në dy shtëpi në Fshatin Pirq të Mitrovicës janë konfiskuar një kallashnikov dhe një revole.

Lajme

21/04/2018 13:01

Sipas raportit të përditshëm policor armët janë gjetur një njërën nga shtëpitë e kontroluara së bashku me 20 fishekë.

Policia bën me dije se në shtëpinë tjetër të bastisur nuk është gjetur asgjë.

Pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit, i dyshuari në shtëpinë e të cilit u gjetën armët është liruar në procedurë të rregullt.