Konfiskohen mbi një mijë plumba në Vërmicë

Njësitet e doganës në pikë kalimin doganor të Vërmicës gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.

Lajme

13/12/2017 16:25

Me këtë rast jane konfiskuar 1040 cope fishek te kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i një personit.

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.