Konfiskohen armë dhe municion në Podujevë

Policia e Kosovës në një operacion të kryer dje në rrugën “Llapi” në Podujevë, ka konfiskuar një sasi të armëve dhe municionit.

Lajme

30/05/2016 14:27

Sipas policisë në këtë aksion janë konfiskuar, një pushkë gjuetie, një pistoletë e tipit Ekol, një    pistoletë e tipit TT, një granatë dore, tre  karikatorë si dhe 115 fishekë  të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Pas bastisjes, në stacionin policor të Podujevës është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, i cili është duke u trajtuar nga ana e hetuesve, sipas autorizimeve  policore gjegjësisht, rekomandimeve nga Prokuroria përkatëse. Për këtë vepër është arrestuar një person, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /lajmi.net