Konfiskohen 145 kilogramë narkotik në Istog

Prokuroria Themelore e Pejës është njoftuar dje rreth orës 13:00 nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik, se në fshatin Veriq të Istogut është ndaluar një veturë me rimorkio, e cila dyshohet se po transportonte narkotik.

Lajme

30/09/2018 12:35

Prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Pejës menjëherë pas marrjes së kësaj informate ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen në rimorkio të rreth 145  kilogramëve narkotik, që dyshohet  të jetë e llojit marihuanaë.

Pas kësaj prokurorja e çështjes ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge”.

Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale, njofton Prokuroria e Pejës.