Konfirmon Rakitic: Do të vazhdoj tek Barcelona

Kroati ka qenë ndër lojtarët më të përfolur në ditët e fundit të merkatos.

Sport

26/08/2018 10:01

Ivan Rakitic ka qenë i lidhur me thashethemet rreth një largimi të mundshëm në drejtim të Paris Saint Germain.

Ylli i Barcelonës i ka mohuar të gjitha dje pas ndeshjes ndaj Real Valladolid dhe ka bërë të ditur se do të vazhdoj me katalunasit.

Në një intervistë me “Barça TV”, mesfushori është shprehur: “Pas të gjitha fjalëve që janë thënë, tashmë ka mbaruar gjithçka, do të qëndroj. Është një nga ndjenjat më të mira ta bartësh këtë fanellë. Me shumë dëshire jam duke vazhduar rrugëtimin me skuadrën”.

Ivan Rakitic është një nga lojtarët më të pëlqyer të Ernesto Valverde dhe është pjesë kryesore e planëve të trajnerit. /Lajmi.net/