Konfirmohet vazo e parë për shortin e LK-së (FOTO)

Tashmë është konfirmuar vazo e parë për shortin e fazës së grupeve për edicionin e radhës në Ligën e Kampionëve.

Sport

30/05/2016 20:07

Janë konfirmuar tetë skuadrat të cilat do të jenë pjesë e vazos së parë në shortin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/17.

Pas triumfit në finalen e kësaj gare ndaj Atletico Madridit, Real Madridi e ka siguruar një vend në këtë vazo.

Aty ndodhen edhe kampioni i Premierligës, Leicester City si dhe ai i Rusisë, CSKA Moska.