Konfirmohet: Sulmuesi i njohur do të largohet nga Milani

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella e ka konfirmuar se sulmuesi kolumbian, Carloc Bacca do të largohet nga skuadra.

Sport

22/07/2017 16:33

Ai këto deklarime i bëri pas ndeshjes kundër Bayern Munchen, të cilën milanezët e fituan me rezultat 4-0.

Bacca nuk u inkuadrua në këtë ndeshje, dhe trajneri i skuadrës konfirmoi se nuk do të luajë as në tjerat.

E ardhmja e sulmuesit pritet të jetë në ligën e Francës. /Lajmi.net/