Konfirmohet: Shqipëria me dy trajnerë të ri

Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka gjetur trajnerët e përfaqësueses U21 dhe U19 të Shqipërisë

Sport

08/12/2016 16:28

Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A, do të emërohet trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë.

Ndërsa, Erjon Bogdani, që deri në këtë moment ka qenë në rolin e asistentit të Gianni De Biasit, do të marrë drejtimin e ekipit U-19.

Bushi dhe Bogdani do të nënshkruajnë kontrata njësezonale për kualifikueset që do të luhen për europianët e vitit 2019 për të dyja këto kategori moshash.

Prezantimi i Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit si trajnerët e Kombëtares U21 dhe U19, me shumë mundësi do të bëhet ditën e premte.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.