Konfirmohet projekti i ri nga Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata muaj më parë i është rikthyer fuqishëm skenës muzikore.

ShowBiz

26/03/2018 13:25

Ajo publikoi albumin me pesë këngë dhe që të gjitha rezultuan shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, këngëtarja nuk është ngopur me atë sukses, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt po vjen me këngë të re.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një video të shkurtër përmes së cilës njoftoi fansat për këngën e re.

Elvana nuk ka preferuar që t’i bëjë të ditura detajet tjera të këngës, por fansat e saj tashmë presin me padurim projektin që po sjell. /Lajmi.net/

New single coming soon…?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on