Konfirmohet përkrahja e ligjvënësve amerikan për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me senatoren nga Iowa, Joni Ernst.

Lajme

22/03/2017 16:02

Gjatë këtij takimi është biseduar për vazhdimin e përkrahjes së ligjvënësve amerikan për Kosovën.

“Pata kënaqësinë të takoj Senatoren nga Iowa, Joni Ernst me të cilën biseduam për vazhdimin e përkrahjes së ligjvënësve amerikan për Kosovën. Me Iowan i konfirmuam lidhjet speciale që i kemi”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në “Facebook”. /Lajmi.net/