Konfirmohet: Mogherini e viziton Kosovën në fillim të marsit

Shefja e politikës se jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogerini, nga data 1 deri më 4 mars do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajme

22/02/2017 16:03

Siç njoftoi Brukseli, Mogherini do të qëndrojë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Në prag të vizitës, Mogherini tha se “puna me Ballkanin Perëndimor, rajonin që është në mes të Evropës, paraqet prioritetin më të rëndësishëm për BE-në”.

Më 6 mars, Mogherini do të raportojë për këtë vizitë në Këshillin për Punë të Jashtme të BE-së.