Konfirmohet miqësorja Shqipëri-Kosovë, FSHF zbulon vendin, datën dhe orën

Takimi do të organizohet në 29 maj, në orën 20:00.

Sport

15/05/2018 13:20

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar zhvillimin e miqësores Shqipëri-Kosovë, ndeshje që do të luhet në Cyrih të Zvicrës.

Takimi do të organizohet në 29 maj, në orën 20:00.

Ndërkohë, më 3 qershor kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe kundër Ukrainës.

Shqipëria do të debutojë në vjeshtën e këtij viti në aktivitetin më të ri të UEFA-s, të quajtur Liga e Kombeve, transmeton “Top Channel”.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi, përballë një kudërshtari problematik, më tepër sesa në aspektin sportiv, në atë organizativ, si Izraeli. Kjo ndeshje do të jetë e para për eliminatoret tona, ajo do të zhvillohet më 7 shtator të këtij viti dhe do të luhet sërish në “Elbasan Arena”.

Ndeshja tjetër, ajo mes Shqipërisë dhe Skocisë, që është skuadra tjetër në grup në Ligën e Kombeve, do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 17 nëntor.