Konfirmohet: Milani publikon blerjen e re pas ndeshjes ndaj Torinos

Një bombë e madhe ka arritur nga Itali. Vetëm disa minuta më parë, skuadra e Milanit ka konfirmuar se do të publikojë emrin e lojtarit të ri të transferuar nga rosonerët, menjëherë pas ndeshjes së sotme ndaj Torinos e cila fillon në ora 20:45.

Sport

10/01/2015 20:05

Tifozët e Milanit janë në ankth. Ata duhet të presin fundin e ndeshjes së sotme kundër Torinos, për të kuptuar blerjen e re të skuadrës rosonere.

Vetëm disa minuta më parë, në Milan Channel është raportuar se Rosonerët do të transferojnë një lojtar në mënyrë zyrtare menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së sotme ndaj Torinos.

Emri i lojtarit ende nuk dihet, por besohet se do të jetë një lojtar mjaft i fortë dhe që do të bëj futjen në formacioni bazë të rosonerëve. Po përflitet që lojtari në fjalë është Destro i Romës.