Konfirmohet largimi i madh nga Real Madrid

Largimet e lojtarët të mëdhenj nga Real Madrid nuk kanë të ndalur.

Sport

14/12/2018 08:56

Pas Cristiano Ronaldos që verën e fundit u largua nga ‘Santiago Bernabeu’ për t’u transferuar te Juventusi, një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Isco.

Mediet në Spanjë e bëjnë të kryer punën e largimit të Iscos, sidomos pas situatave të fundit, përcjell ‘lajmi.net’.

Reprezentuesi spanjoll po kalon momentet më të këqija në fanellën e Realit që nga transferimi nga Malaga në vitin 2013.

26 vjeçari nuk po gjen vetën në formacionin 4-3-3 të trajnerit Santiago Solari, ku ka zhvilluar vetëm 210 minuta nga 810 të mundshmet.

Tensionet mes dy palëve sa shkojnë e rritën, me largimin e Iscos që duket i pashmangshëm, pas qëndrimit pesë vjeçar te ‘Los Blancos’./Lajmi.net/