Konfirmohet largimi i Hamsik nga Napoli

Napoli ka konfirmuar se kapiteni i tyre Marek Hamsik, tani është një ‘lojtar i Dalian Yifang’.

Sport

13/02/2019 22:17

Është përfaqësuesi ligjor i Napolit, Mattia Grassani, i cili për ‘Radio Kiss Kiss’ ka thënë se marrëveshja për transferimin e Hamsik te Dalian është arritur.

“Hamsik u bë një lojtar i Dalian në ora 20:30”, ka deklaruar ai, përcjell ‘lajmi.net’.

Klubi kinez do të paguajë 20 milionë euro për mesfushorin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare./Lajmi.net/