Konfirmohet: Kampionati Evropian mbahet në Shqipëri

Shqipëria do të jetë organizatorja e radhës e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rritur, që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm në Tiranë.

Sport

14/11/2017 17:57

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Presidenti Federatës Shqiptare të Peshëngitjes, Elez Gjoza së bashku me Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngitjes, Antonio Urso, dhe kreun e Peshëngitjes Kosovare, Astrit Asani, kanë zyrtarizuar lajmin për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv.

Gjatë fjalës së tij, Elez Gjoza, tha se Shqipëria është një nga vendet më të mira në botë për organizimin e këtyre eventeve.

Elez Gjoza, pasi ka falënderuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, dhe Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, ka dhënë lajmin e mirë.

Ndërsa Presidenti Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, u shpreh se Shqipëria është e aftë të organizojë të tilla evente sportive.