Konfirmohet identiteti i sulmuesve, 29 janë emigrantë

"Nga 31 sulmuesit e njohur, 9 ishin algjerianë, 8 marokenë, 4 shtetas sirianë ... dhe gjithashtu dy qytetarë të Gjermanisë"

Bota

08/01/2016 18:34

Konfirmohet identiteti i sulmuesve në Këln, 29 prej tyre janë emigrantë

Policia gjermane ka identifikuar 32 sulmuesit e trazirave të Vitit të Ri në Këln, kur 90 gra kanë raportuar sulme seksuale dhe grabitje, ndërsa ishte raportuar edhe një rast dhunimi.
29 prej sulmuesve janë emigrantë, tha të premten një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme, Tobias Plate.

“Policia federale ka identifikuar 32 sulmues, për 31 emigrantanë janë të njohur emrat e tyre dhe janë akuzuar për sulme dhe vjedhje”, ka thënë Plate.

“Policia po ashtu ka pasur raporte për sulme seksuale, aktualisht janë vetëm tri”, citon agjencia DPA një zëdhënës të Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme.

“Nga 31 sulmuesit e njohur, 9 ishin algjerianë, 8 marokenë, 4 shtetas sirianë … dhe gjithashtu dy qytetarë të Gjermanisë”, thotë Plate.
Në të njëjtën kohë radio publike gjermane Westdeutscher Rundfunk (WDR), duke cituar burimet policore ka raportuar se dy persona u arrestuan në lidhje me shpërthimet e Vitit të Ri në Këln, në telefonat e tyre mobilë janë gjetur pamjet video të marra gjatë trazirave.

Policia në Këln nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion. Në lidhje me ngjarjet në janar po zhvillohet një debat publik në Gjermani për politikën e qeverisë mbi emigrantët në vend.
Gjatë vitit 2015 Gjermani ka pranuar 1.1 milionë azilkërkues.