Konfirmohet: Gameiro-Real Madrid, lajm i papritur

Real Madridi ka nisur bisedimet me sulmuesin e Sevillas, Kevin Gameiro.

Sport

23/05/2016 12:19

Francezi ka përfunduar në radarin e “Los Blancos”, pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku fitoi edhe Ligën e Evropës me Sevillan.

“Dario” ka zbuluar që Zinedine Zidane është i dashuruar në aftësitë e bashkvendësit të tij dhe për këtë arsye bisedimet kanë filluar, përcjellë “Lajmi.net”.

Deri më tani nuk dihet nëse ka marrëveshje apo jo, por Reali duhet të nxitojë pasi që Gaitan është ndër lojtarët që mund të shkëlqejnë në Kampionatin Evropian dhe vlera e tij pas korrikut mund të jetë më e madhe.