Konfirmohet edhe një rast me Gripin e Derrit

Një djalë nga Vitia është konfirmuar se është i prekur nga virusi AH1N1. Ai momentalisht po trajtohet në Spitalin e Gjinalit. Në Spitalin e Gjilanit deri më tani janë tri raste zyrtarisht të konfirmuara me virusin AH1N1.

Lajme

18/03/2014 11:35

Në spitalin e Gjinalit është konfirmuar një rast i prekur nga virusi AH1N1, i njohur si gripi i derrit.

Xhevat Demiri, shef i repartit të Infektologjisë ka thënë se pacienti është një djalë nga Vitia dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Demiri ka thënë për “Rajonipress” se nuk ka nevojë për panikë sepse Spitali i Gjinalit ka kapacitet e mjaftueshme profesionale për të përballuar këto raste.

Sipas Xhevat Demirit deri më tani janë tri raste që zyrtarisht janë konfirmuat të kenë virusin AH1N1 në Spitalin e Gjilanit, raporton Rajonipress.