Konfirmohet edhe një largim i madh nga Bayern Munich

Vera e vitit 2019 do të jetë vera e ndryshimeve për Bayern Munich.

Sport

11/12/2018 19:10

Pas Arjen Robben, edhe një emër tjetër i madh do të largohet nga ‘Allianz Arena’.

Bëhet fjalë për francezin legjendar, Franck Ribery, i cili po zhvillon sezonin e fundit te kampionët e Bundesligës.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se Ribery do të largohet në fund të sezonit.

“Presidenti foli në mënyrë të qartë. Ky do të jetë sezoni i tij i fundit”, ka deklaruar Salihamidzic, derisa ka folur për të ardhmen e Ribery, përcjell ‘lajmi.net’.

“Do të jetë një vit i ndryshimeve, por ne jemi shumë të kënaqur me atë që ai (Ribery) po bën sot”./Lajmi.net/