Konfirmohet: Costa mungon ndaj Mariborit

Trajneri i Cheleas, Jose Mourinho ka konfirmuar se sulmuesi i skuadrës, Diego Costa do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Mariborit.

Sport

20/10/2014 15:07

Jose Mourinho ka thënë se Diego Costa do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Mariborit, pasi nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

“Diego Costa nuk ka stërvitur pasi nuk është në formë të mirë për ta bërë këtë gjë. Nesër ai nuk do të jetë në gjendje të luajë”, tha Mourinho për reporterët para takimit.

Besohet se Costa është i lodhur ende nga ndeshjet që ka zhvilluar me Kombëtaren e Spanjës. Ai nuk u paraqit fare në ndeshjen e fundit të vikendit kundër Crystal Palaces.