Konfirmohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Ligën e Kombeve

UEFA sot ka zbuluar vazot për shortin e janarit në Ligën e Kombeve.

Sport

07/12/2017 19:03

Përfaqësuesja e Kosovës do të bëjë pjesë në Ligën D, ndërsa emri i saj është vendosur në vazon e katërt me shtete si Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

Kjo do të thotë se shtete e lartpërmendura nuk do të jenë kundërshtar të Kosovës, por si kundërshtar, Kosova mund t’i ketë shtete të cilat bëjnë pjesë në vazon 1, 2 dhe 3.

Në vazon e parë janë: Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia.

Në vazon e dytë janë: Armenia, Letonia, Ishujt Faroe dhe Luksemburgu.

Në vazon e tretë janë: Kazakistani, Maldova, Lichtensteini dhe Malta.

Shorti për fazën e parë do të hedhet më 24 janar të vitit të ri 2018.