Konferenca ministrore “Western Balkans’ 6”, më 25 mars në Prishtinë

Kosova do të jetë nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.

Lajme

19/03/2015 18:19

Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Konferenca “Western Balkans’ 6” do t’i zhvillojë punimet më 25 mars 2015, në “Swiss Diamond Hotel”, në Prishtinë.

Në mesin e pjesëmarrësve në konferencë do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit, si dhe komisari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn, dhe komisarja evropiane për Transport, Violeta Bulc (përmes një video-mesazhi).