Kondogbia te Interi, të hënën kryen testet mjekësore (Foto)

Mesfushori i Monacos, Geoffrey Kondogbia tashmë është lojtar i ri i Interit, pasi marrëveshja për një transferim të tillë sapo është arritur.

Sport

20/06/2015 16:16

Eksperti i tregut të transferimeve sidomos në Itali, Gianluca Di Marzio, ka konfirmuar se Geoffrey Kondogbia është lojtar i ri i Interit.

Lojtari ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Nerazzurrët ku do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, teksa testet mjekësore do t’i kryejë të hënën.

E vetmja gjë që ka mbetur është që Interi duhet të arrijë marrëveshje me Monacon për shumën e këtij transferimi, edhe pse ky transferimtashmë është pothuajse i sigurt, ndonëse lojtari ka arritur marrëveshje me skuadrën Nerrazzure.

Kondogbia 1 Kondogbia 2 Kondogbia 3 Kondogbia 4 Kondogbia