Kondogbia, lajm i madh për tifozët e Milanit dhe Interit

Milan e Inter kanë negociuar me mesfushorin e Monacos, Geoffrey Kondogbia, deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Por, ku do të transferohet ai, mund të vendoset sot.

Sport

20/06/2015 09:14

Geoffrey Kondogbia, futbollist i shumëkërkuar e sidomos nga Milan dhe Inter.

Dy rivalët e qytetit kanë negociuar me mesfushorin e Monacos, deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Por, kush është më afër blerjes së tij? Këtë mund ta mësojmë sot, shkruan “Gianlucadimarzio.com”.

Kondogbia do të largohet nga Monaco gjatë këtij afati kalimtar të verës. Dhe, duket se e ardhmja e tij do të jetë në Milano, por tek cila skuadër?