Kondogbia: Ja pse e zgjodha Interin

Përforcimi i ri i Interit, Geoffrey Kondogbia është shprehur i lumtur me transferimin e tij në Giuseppe Meazza.

Sport

23/06/2015 11:01

Geoffrey Kondogbia ka bërë të ditura arsyet për transferimin e tij në Inter.

Nerazzurrët mposhtën rivalin e qytetit Milan, në garë për blerjen e mesfushorit nga Monaco.

E reprezentuesi francez është prezantuar me fanellën e Interit me numrin 7.

“Të jem pjesë e këtij ekipi është ëndërr e realizuar për mua. Dua të mbetem në Inter për sa më gjatë që është e mundur”, deklaroi ai.

“Si fëmijë kam shikuar ndeshjet e Interit dhe tani jam këtu, në Inter, e mrekullueshme. Do ta jap maksimumin nga vetja për këtë fanellë”, përfundoi Kondogbia.