Konciançiq: Ballkani Perëndimor prioritet për BE-në

Brukseli thotë se Ballkani Perëndimor është prioritet për BE-në dhe se BE-ja është duke punuar me partnerët ndërkombëtarë që të gjitha vendet në rajon të kenë mbështetje në rrugën e tyre evropiane.

Lajme

19/05/2017 14:41

Zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe Maqedoni, Komisioni Evropian e sheh si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk do ta quaja atë një mrekulli. Ajo është rezultat i punës së madhe dhe vullnetit politik. Kur flasim për Ballkanin perëndimore flasim për rajonin që është perspektivë e BE-së, por gjithashtu edhe BE-ja është e angazhuar fort në këtë pjesë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë, por edhe të gjithë rajonin”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq. /Lajmi.net/