Koncerti i Rita Orës bën bujë edhe në Serbi

Mbrëmë në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Rita Ora mbajti një koncert madhështor me më shumë se 300 mijë të ftuar.

ShowBiz

18/02/2018 16:46

Këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë ka ndezur atmosferën në sheshin ‘Skenderbeu’ në kryeqytet.

Ky koncert vëmendje të madhe ka marrë edhe te mediat serbe si ‘Blic’, ‘B92’, ‘Telegraf’, etj., të cilat kanë raportuar për koncertin e mbajtur në Prishtinë dhe takimin e Ritës me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.

5931413565a8992b64cb9b304663435_v4_big

“Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë nga Kosova, Rita Ora mbajti një koncert në Prishtinë me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan B92, transmeton lajmi.net

Kujtojmë se Rita u dekorua me medalje presidenciale nga presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe pranoi dhuratë hartën e Kosovës, nga kryeministri Haradinaj.

Ylli botëror që frymon shqip ka falënderuar ndjekësit nëpër rrjete sociale për përkrahjen e dhënë dhe pjesmarrjen e madhe në koncertin e saj gjithashtu ka ritheksuar se është krenare që është shqiptare dhe këtë e ka shpalosur edhe njëherë pa fjalë, duke kërcyer shotën në mes të Prishtinës e veshur kuq e zi./Lajmi.net/

2702442965a8992b9a7d91851828778_v4_big 18613828505a8992b8a31a5778157388_v4_big 17131286815a8992b7ed8be840097223_v4_big 8495767385a8992b75e74c751918869_v4_big